Thursday, September 3, 2009

Agron Bufi - 07.06.1992 - Sulmues

Ekipi aktual : PALERMO














Agron Bufi, Dibrani ftese ne reprezentacionin Italian U-15.

Agron Bufi, ka lindur më 7 qershor 1992 në qytetin italian Peruxha, ku veprojnë prindërit e tij Abdulla dhe Kimete Bufi që të dy elektroinxhinier të cilët kanë preardhje nga Dibra. Agron Bufi që nga viti 1998 është kyçur në kampin e futbollit të ekipit “Ponte De La Pietra” . Sipas prindërit të tij Abdulla Bufi, “Agroni ëhtë futbollist i vetëm i cili në testimet e rregullta psiko-fizike ka arritur të jetë i pari shqiptar të thiret në reprezentacionin italian në U-15”.
Mirëpo ai më së tepërmi do të kishte dashur që të vesh fanellën me shqiponjën dy krenare: “Dëshira ime por edhe e prindërve të mijë është që unë të vesh fanellën e kombëtaresë shqiptare”, tha personalisht Agroni...

Prindërit e Agronit në çdo mement janë të gashëm të investojnë për djalin e tyre vetëm që ai të arinë dhe të bëhet emër i njohur në futboll. Ata kanë thënë se djali i tyre ka oferta mjaft tërheqëse nga skuadra e njohur italiane Milan por edhe Interi që të nënshkruajn parakontratë profesionale pasi konsiderohet si njëri ndër talentat më të mëdhenj të futbollit në Itali “Akoma nuk kemi dhënë pëlqimin për një kontrat të till me arsyetim se ai është akoma i moshës shumë të re”, thojnë prindërit e Agronit.
Agroni si të gjithë moshatarët e vetë më i gëzuar është kur gjendet në vendlindjen e prindërve të tij në Dibër, pasi moshatërt e tij dibranë janë duke e respektuar si një yll të vërtet të futbollit dhe janë të bindur se pikërisht Agroni do të jetë ambasador i vërtet i këtij qyteti dhe i shqiptarëve në Itali.



Falenderoj per gjetjen e videove : O.P.

No comments:

Post a Comment