Monday, August 31, 2009

Edmond Cerepi - 25.02.1984 - 1,94 cm - mbrojtes qendror

Pjesa e Pare



Pjesa e Dyte

Erikson Aga - 25.06.1991 - 1,96 cm - portier



Erikson Aga, talenti i portës shqiptare bëhet pjesë e Fraiburgut

Futbolli është i lidhur me talentin dhe të dhënat fizike dhe jo çdo njeri që ka dëshirë e pasion për t;u bërë futbollist mund t’ia arrijë këtij qëllimi. Parametrat e kërkuara të kombinuara me pasioninin, stërvitjen e kushtet e saj patjetër që premtojnë që të arrihet rezultati i dëshiruar. Një talent i tillë, që ka të dhëna premtuese, si portier i ardhshëm, pse jo edhe i portës shqiptare, është Erikson Aga, i datëlindes 1991, me një gjatësi trupore 196 cm, banues në Tiranë. Eriksoni ka filluar futbollin në moshën 8-vjeçare me ekipin e Laprakës. I dashurar si gjithë fëmijët me lojën e bukur të futbollit dhe i përkrahur e mbështetur nga trajneri i parë i tij, S.Adili, ai do të stërvitej rregullisht me ekipet e moshave në Laprakë, ku që aty tregoi se premtonte për të ardhëmen. Eriksoni filloi studimet në shkollën e mjeshtrisë sportive “Loro Boroçi”, ku tashmë është në vitin e fundit. Aktualisht aktivizohet me ekipin ekipin e Shkëndijsë së Tiranës , në kampionatin e të rinjëve të Shqipërisë. Për rritjen e tij si futbollist e si portier ai ka marrë mësime e ka zhvilluar stërvitje nën kujdesin e mjeshtrit e legjendës së portës shqiptare, Perlat Musta. Perlati i njeh mirë cilësitë e tij dhe të dhënat që janë një garanci për t’u bërë një portier me vlera. Eriksoni ka tërhequr vemendjen e shumë specialistëve të futbollit, që merren me përgatitjen e ekipeve të moshave. Ai është thirrur edhe në ekipin kombëtar U-19, nën drejtimin e trajnerit Ramadan Shehu, ku ka luajtur dhe ka rënë në sy aftësia e talenti i tij si portier. Në ndeshjen miqësore të ekipit tonë kombëtar U-19 me ekipin e Maqedonisë, ndeshje e cila u zhvillua në Ohër, spikati me pritjet e tij vendimtare , duke u duartrokitur nga sportdashësit e shumtë që ndiqnin takimin. Për këtë, një gazetë sportive maqedonase do të theksonte se portieri kuqezi shqipar ishte futbollisti më i mirë në fushë, teksa priti gjuajtje të pabesueshme dhe tregoi talent, duke bërë mrekullinë në disa raste. Vlen të përmendet se vitin e kaluar, ekipi i Vllaznisë së Shkodrës e afroi në radhët e saj, ku mjeshtri Paulin Ndoja do të dallonte te ky djalosh cilësitë e duhura për një portier të së ardhësmes, por burokracitë dhe rregullat e ashtuquajtura strikte të shkollës, nuk e lejuan të vazhdonte tek ky ekip. Aktualisht Eriksoni është duke kryer nje provë në Gjermani dhe shpreson se me paraqitjen e bërë gjatë provës një mujore në Fraiburg, i ka bindur dhe ia shumë shpejt do të jetë kontigjent i këtij klubi. Megjithëse i larguar në kërkim të një të ardhmjeje më të mirë të tij, ai shpreson që me paraqitjet e përgatitjen e tij të mbetet nën vëzhgimin e vemendjen e trajnerit të kombëtares së të rinjëve për të marrë pjesë në eleminatoret e kampionatit europian që do të zhvillohet në Itali në muajin tetor të këtij viti.

Anel Raskaj - 19.08.1989 - 1,80 cm - mesfushor qendror

Futbollisti kosovar Anel Raskaj tashme luan ne Ligen e Pare suedeze me Halmstads BK si mesfushor qendror

Giuliano Kulli - 09.04.1991 - 1,75 cm - mesfushor organizator

Talenti Giuliano Kulli luan tashme si mesfushor organizator ne ekipin Pro Patria Calcio ne Ligen e Trete italiane profesioniste. Ka lindur me 09.04.1991 ne Shkoder dhe ka gjatesi 1,75. Me poshte jane disa video te ketij fubollisti



..................................................




..................................................



..................................................




..................................................

Intervista TV1 Channel me Giuliano Kulli



..................................................



..................................................

Mos harroni te leni dhe komentet tuaja