Ekipi i tanishem : RKC Waalwijk
Fitim Morina nënshkruan me RKC Waalwijk
05/09/2009
Tek sa ka perfunduar afati kalimtar i veres, ekipi holandez i RKC
Waalwijk ka kompletuar transferimin e talentit te ri shqiptar, Fitim
Morina. 18-vjecari, i cili eshte rritur si futbollist tek ekipi
Islandez i FC Valurit, ne fillim do te aktivizohet me ekipin e te
rinjve te Waalvijkut.
Nderkohe vete mesfushori ne nje prononcim per www.talentet.com tregon
per aventuren e re ne futbollin Holandez, ofertat dhe te ardhmen.
Ja intervista me Fitim Morinen:
www.talentet.com: Si ndjeheni tani qe jeni bere pjese e RKC Waalwijkuk?
F.Morina: Ndihem shume mire. Eshte nje ndjenje shume e mire. Thjeshte
kam punuar shume per te arritur deri ketu dhe me ne fund ja arrita
qellimit.
www.talentet.com: Si ju kane pritur ne kubin e ri, trajneri, stafi drejtues?
F.Morina: Te gjihte me kane pritur shume mire, duke fillaur nga
drejtuesit e klubit, te cilet me kane thene shume fjale te mira dhe
ata presin shume gjera te mira nga une, po ashtu edhe trajneri eshte
shume i kenaqur me punen time, qe bej ne stervitje dhe ka besim te
madh tek une.
www.talentet.com: Kush e beri te mundur qe ju te transferoheni ne Hollande?
F.Morina: Po, une isha ne Holande ne fund te vitit 2008 me
ndermjetesim te nje kusheriri te babit dhe nje menaxheri holandez per
ne prova tek RKC Waalwijk, ku i kalova te gjitha provat me sukses, por
ne fillim te vitit 2009 RKC Waalwijk dhe Willem II i bashkuan ekipet
e te rinjeve nga dy ekipe i ben nje ekip qe tani quhet Willem II/RKC
qe te behet nje ekip shume me i fort. Por une duhet te bindja edhe
njehere drejtuesit e te dy klubeve pasi ishin vetem 24 vende dhe
kishte mbi 200 lojtar qe kishin konkuruar, por gjithecka shkoj me se
miri, dhe te gjithe mbeten shume te kenaqur nga paraqitjet e mia.
www.talentet.com: A ishte e veshtire te largoheshit nga Islanda?
F.Morina: Normal qe nuk ishte shume e lehte te largohemi nga Islanda
sepse atje kam familje dhe shume shoke, por duket e pare qe kam nje
rast te mire te eci perpara dhe nje dite te arri atje ku kam enderruar
qe femi, te behem lojtar profesionist dhe te luaj ne kampionatet me te
forta evropian.
www.talentet.com: A kishit oferta te tjera, perpos Willem II/RKC?
F.Morina: Kam pasur me heret oferat nga Anglia, ku isha provuar tek te rinjte e Arsenalit, isha kerkuar per prova nga Crystal palace, dhe
isha tek Mk Dons ne prova, ku isha paraqituar shume mire, por holanda
me duket se eshte zgjedhja me e mire per moshen qe kam tani duket e
ditur se Holanda njihet per zhvillimin e lojtarve te rinje.
www.talentet.com: Me cilen grup-moshe do te luani kete sezon?
F.Morina: Tani kam filluar te luaj me A1(U19) e cila do te garoj ne
Eredivisie per te rinjet, por pas disa ndeshjeve miqesore me A1 jam
ftuar edhe kam luajtur edhe me Jong RKC Waalwijk. Keshtu qe kete sezon
do te luaj me Willem II/RKC A1 dhe me rezervat e RKC Waalwijk.
www.talentet.com: Po me ekipin e pare, kur besoni se do te angazhoheni?
Se pari dua te punoj shume qe te paraqitem sa me mire me A1 (U-19) dhe
me Rezervat dhe tani te mendoj per ekipin e pare. Normal, edhe une si
cdo lojtar tjeter i kam objektivat e mia por sic e thashe me pare dua
te punoj shume dhe do te mundohem qe sa me shpejt te behem pjes e
ekipit te pare.
www.talentet.com: Ju keni qene pjese e Kombetares U-17 te Islandes.
Tashme qe jeni vendosur ne Holande, a jane interesuar drejtuesit e
federates se Islandes?
F.Morina: Kam qene i grumbulluar me U-17 te Islandes, me kane premtuar nga ish klubi im Valuri se do bejne te pamunduren qe une te jem ne U-19 te Islandes sepse ata besoj qe e meritoj pa asnje diskutim nje vend titullari, dhe do te me percjellin, por une dua te koncentrohem
tani ne ekipin tim ketu ne Holande, qe sa me shpejt te behem pjes e
ekipit te pare dhe nuk merzitem a me fton apo jo Islanda, te them te
drejten.
www.talentet.com: Megjithate, ju enderroni te beheni pjese e
perfaqesues ‘Kuqezi’
F.Morina: Po, eshte normale qe cdo lojtar enderron te perfaqesoj
popullin e vet... Kosova ose Shqiperia, eshte deshira ime. Koha do ta
tregoj kete, por si do qe te jete, Kosova apo Shqiperia une do te
perfaqesoj Shqiptaret kudo qe jane.
----------------------------------------------------------------------------------
Fitim Morina:"Më kërkoi Arsenali"
21/01/2009, 11:41
Ekskluzive / Per here te pare per nje media shqiptare,flet ekskluzivisht per www.talentet.com futbollisti i talentuar nga Peja qe aktivizohet ne Islanden e larget me FC Valur,Fitim Morina.Nepermjet kesaj interviste 17 vjecari tregon rreth per veten,futbollin, objektivat dhe endrren e e tij qe nje dite të vesh fanellen e Kombetares 'kuqezi".
Ja intervista me Fitim Morinen:
Talentet.com: Fillimisht mund te na thoni diçka per veten tuaj?
Fitim Morina: Une quhem Fitim Morina,jam 17 vjec dhe jam me prejardhje nga Peja (Kosova).Kam lindur ne Peje, por jetoj ne Reykjavik te Islandes qe nga mosha 7 vjecare. Jeta ne Island eshte shume e qete, dhe kaloje mire por ketu koha nuk eshte shume e mire.
Talentet.com: Kur keni filluar te merreni me futboll?
Fitim Morina: Unë kam filluar te merrem me futboll që nga mosha 8 vjeqare, kur u pranova tek klubi që ende jam aty,Valur.
Talentet.com: Ju aktualisht luani me FC Valur U-19.A besoni se do të bëheni pjesë e skuadrës së pare?
Fitim Morina: Po sic ju thash une luaj me Valurin si mesfushor qe nga mosha 8 vjecare dhe per cdo vit kam qenë njeri ndër lojtaret me te mire ku edhe disa here jam zgjedhur si me i mire ne grupe moshen time. Qe prej sezonit te kaluar luaj per U-18,U-19 dhe per Rezervat... ku edhe kam shenuar disa here si per rezervat ashtu edhe per U-18... Kam luajtur 4 ndejshe edhe me ekipen e pare ne lojerat pergatitore, ku lash nje pershtypje shume te mire tek treneri i ekipit te pare dhe drejtuesit e klubit. Po klubi me vlerson shume percka edhe duan qe une te nenshkruaj me ta sa me shpejt nje kontrate dhe me premtojn se shume shpejt do te luaj ne ekipin e pare.
Talentet.com:Fitim,ne dime se ju në vitin 2007 u provuat te Arsenali,Kush e bëri të mundur këtë prove?
Fitim Morina: Po eshte e vertet qe isha tek Arsenali ne Londer ne vitin 2007 per nje jave. Po kam pasur te shkoj edhe tek Crystal Palace per nje prove pasi qe 2 agjent nga
Londra(ish lojtar te premierliges) ishin shume te intersuar per mua. Por mu deshte te refuzoj Crystal Palace,pasi prova ne Arsenal ishte caktuar per te njejten dite si tek C.Palace. Edhe pse nuk isha ne formen time me te mire, se kampionati ne Island kishe mbaruar 2 muaj me pare dhe pata nje zgjatje 2 dite para proves, kam bere nje paraqitje shume te mire, cka me ka bere te punoj edhe me shume, aty jam bind se i kam te gjitha mundesit te arrije qellimin tim. Ishte kenaqsi te ushtrohesha ne te njejten salle me lojtar si: Van Persie, Jens Lehman dhe disa te tjere. Proven tek Arsenali m'a pati siguruar nje mik i babit tim, të cilin e falenderoj shumë.
Talentet.com: Sa ju shërbeu kjo eksperiensë?
Fitim Morina: Po ishte dicka shume e mire, ishte nje enderr per mua kur pash aty lojtaret si Fabregas, Van Persie, Hleb, Lehman, Toure e shume te tjere. Me ka bere shume te besoj ne vetvete dhe kam marre nje vullnet te punoj edhe me shume. Kjo eksperience me ka ndimuar shume per vazhdimesin time ne Island ku edhe suksesi nuk me ka munguar, dhe me ka dhene besim te madh, pasi u paraqita shume mire dhe pa ekzagjirim me mire se disa qe ishin aty.
Talentet.com: Fitim,së fundi ju jeni stërvitur,për disa kohë me MK Dons në Angli.A besoni se do bashkoheni me këtë skuadër?
Fitim Morina: Po ish tek kjo skuader per nje prove 1 javore, qe isha ftuar nga Treneri i atij ekipi Roberto Di Matteo,pasi ai kishe pare disa xhirime te mijat. Pata nje prove shume te mire, ku u ushtrova me U-18 te MK Dons dhe u paraqita shume mire. Per fat te Keq MK Dons nuk ka ekip Reserva ku une do te mund te adaptohesha dhe te fitoja me shume eksperienc per 1 ose 2 vite. Drejtuesit e keti klubi dhe stafi kane shprehur deshire qe te me ftojne serish shume shpejt, por kam edhe disa opsione tjera. Do te shohim c'ka do te behet.
Talentet.com: Vec këtyre,ju keni qenë pjesë edhe e Kombëtreve U-16,U-17 dhe U-18 të Islandës. Na thoni dicka rreth per keto Kombetare qe jeni aktivizuar?
Fitim Morina: Po kam qene i grumbulluar me U-16, U-17, U-18. Me U-17 isha stervitur per nje kohe shume gjatë dhe kisha shume lavdata gjate stervitjeve nga stafi per punen e mire qe une beja por padrejteshisht dhe per cudi te shume trajnereve dhe shokeve te klubit emri im mungoj ne listen e 18 lojtareve, edhe pse vete trajneri me nderoj poziten dhe me tha ti je i lindur per ketu.
Talentet.com: Pse nuk iu thirri trajneri në finalet e kampionatit Europian?
Fitim Morina: Ata nuk e di por ajo cka une di eshte se ai me shume pa merit me hoqi nga 18 lojtaret qe shkuan. Edhe pse isha si titullar gjate gjith stervitjeve.
Talentet.com: A mendoni se ka ndikuar origjina juaj,pasi trajneri i Islandës në atë kohë ishte një sllav,prandaj nuk ju ftoi?
Fitim Morina: Ndoshta e ka penguar qe une jam Shqiptar, dhe po luaj me suksess ne ekipin tim, por ajo pune nuk me mundon, se klubi im dhe disa trajner te klubeve te tjera me than se ishin shume te cuditur pse une isha lan jashte, e vertetova se e meritoja vendin, por treneri nuk me deshti.
Talentet.com: Fitim,a keni dëshirë që në të ardhmen të jeni pjesë e Kombëtares 'kuqezi'?
Fitim Morina: Po normalisht eshte enderr qe te vishem kuqezi, do te isha shume i lumtur nese do te arrije qe nje dite te ftohesha nga Kombetarja jone, ështe objetiv i im qe dhasht zoti te realizohet nje dite.
Talentet.com: Na trego me gjeresisht per objektivat tuaja personale?
Fitim Morina: Objektivi im eshte,qe sa me shpejt te kaloj ne ndonje shtet tjeter, preferoj Anglin apo Holanden prej nga edhe ka interesim per mua ku futbolli eshte ne nivel me te lart dhe te punoj sa me shume qe ne nje te ardhme te shkurt te luaj ne ndonje ekip te mire.
Si thash dua qe te punoj shume se pari dhe pastaj te shofim.
Talentet.com: Nje mesazh per tifozat mbareshqiptar?
Fitim Morina: Tifozat shqiptar i pershendes kudo qe jane dhe i falenderoj shume per interesimin qe e kan per lojtaret e rinje shqiptar qe luajn ne europe apo kudo ne bote dhe per deshiren e tyre qe ta na shohin neve ne ndonj ekip te madhe europian.
Talentet.com:Ju falenderojmë për intervistën.
Fitim Morina: Faliminderi edhe nga ju per interesimn e juaj per mua.
Shume faliminderit!
artikulli eshte marrur nga www.Talentet.com
Sunday, September 6, 2009
Thursday, September 3, 2009
Agron Bufi - 07.06.1992 - Sulmues
Ekipi aktual : PALERMO
Agron Bufi, Dibrani ftese ne reprezentacionin Italian U-15.
Agron Bufi, ka lindur më 7 qershor 1992 në qytetin italian Peruxha, ku veprojnë prindërit e tij Abdulla dhe Kimete Bufi që të dy elektroinxhinier të cilët kanë preardhje nga Dibra. Agron Bufi që nga viti 1998 është kyçur në kampin e futbollit të ekipit “Ponte De La Pietra” . Sipas prindërit të tij Abdulla Bufi, “Agroni ëhtë futbollist i vetëm i cili në testimet e rregullta psiko-fizike ka arritur të jetë i pari shqiptar të thiret në reprezentacionin italian në U-15”.
Mirëpo ai më së tepërmi do të kishte dashur që të vesh fanellën me shqiponjën dy krenare: “Dëshira ime por edhe e prindërve të mijë është që unë të vesh fanellën e kombëtaresë shqiptare”, tha personalisht Agroni...
Prindërit e Agronit në çdo mement janë të gashëm të investojnë për djalin e tyre vetëm që ai të arinë dhe të bëhet emër i njohur në futboll. Ata kanë thënë se djali i tyre ka oferta mjaft tërheqëse nga skuadra e njohur italiane Milan por edhe Interi që të nënshkruajn parakontratë profesionale pasi konsiderohet si njëri ndër talentat më të mëdhenj të futbollit në Itali “Akoma nuk kemi dhënë pëlqimin për një kontrat të till me arsyetim se ai është akoma i moshës shumë të re”, thojnë prindërit e Agronit.
Agroni si të gjithë moshatarët e vetë më i gëzuar është kur gjendet në vendlindjen e prindërve të tij në Dibër, pasi moshatërt e tij dibranë janë duke e respektuar si një yll të vërtet të futbollit dhe janë të bindur se pikërisht Agroni do të jetë ambasador i vërtet i këtij qyteti dhe i shqiptarëve në Itali.
Falenderoj per gjetjen e videove : O.P.
Agron Bufi, Dibrani ftese ne reprezentacionin Italian U-15.
Agron Bufi, ka lindur më 7 qershor 1992 në qytetin italian Peruxha, ku veprojnë prindërit e tij Abdulla dhe Kimete Bufi që të dy elektroinxhinier të cilët kanë preardhje nga Dibra. Agron Bufi që nga viti 1998 është kyçur në kampin e futbollit të ekipit “Ponte De La Pietra” . Sipas prindërit të tij Abdulla Bufi, “Agroni ëhtë futbollist i vetëm i cili në testimet e rregullta psiko-fizike ka arritur të jetë i pari shqiptar të thiret në reprezentacionin italian në U-15”.
Mirëpo ai më së tepërmi do të kishte dashur që të vesh fanellën me shqiponjën dy krenare: “Dëshira ime por edhe e prindërve të mijë është që unë të vesh fanellën e kombëtaresë shqiptare”, tha personalisht Agroni...
Prindërit e Agronit në çdo mement janë të gashëm të investojnë për djalin e tyre vetëm që ai të arinë dhe të bëhet emër i njohur në futboll. Ata kanë thënë se djali i tyre ka oferta mjaft tërheqëse nga skuadra e njohur italiane Milan por edhe Interi që të nënshkruajn parakontratë profesionale pasi konsiderohet si njëri ndër talentat më të mëdhenj të futbollit në Itali “Akoma nuk kemi dhënë pëlqimin për një kontrat të till me arsyetim se ai është akoma i moshës shumë të re”, thojnë prindërit e Agronit.
Agroni si të gjithë moshatarët e vetë më i gëzuar është kur gjendet në vendlindjen e prindërve të tij në Dibër, pasi moshatërt e tij dibranë janë duke e respektuar si një yll të vërtet të futbollit dhe janë të bindur se pikërisht Agroni do të jetë ambasador i vërtet i këtij qyteti dhe i shqiptarëve në Itali.
Falenderoj per gjetjen e videove : O.P.
Subscribe to:
Posts (Atom)