Monday, August 31, 2009
Erikson Aga - 25.06.1991 - 1,96 cm - portier
Erikson Aga, talenti i portës shqiptare bëhet pjesë e Fraiburgut
Futbolli është i lidhur me talentin dhe të dhënat fizike dhe jo çdo njeri që ka dëshirë e pasion për t;u bërë futbollist mund t’ia arrijë këtij qëllimi. Parametrat e kërkuara të kombinuara me pasioninin, stërvitjen e kushtet e saj patjetër që premtojnë që të arrihet rezultati i dëshiruar. Një talent i tillë, që ka të dhëna premtuese, si portier i ardhshëm, pse jo edhe i portës shqiptare, është Erikson Aga, i datëlindes 1991, me një gjatësi trupore 196 cm, banues në Tiranë. Eriksoni ka filluar futbollin në moshën 8-vjeçare me ekipin e Laprakës. I dashurar si gjithë fëmijët me lojën e bukur të futbollit dhe i përkrahur e mbështetur nga trajneri i parë i tij, S.Adili, ai do të stërvitej rregullisht me ekipet e moshave në Laprakë, ku që aty tregoi se premtonte për të ardhëmen. Eriksoni filloi studimet në shkollën e mjeshtrisë sportive “Loro Boroçi”, ku tashmë është në vitin e fundit. Aktualisht aktivizohet me ekipin ekipin e Shkëndijsë së Tiranës , në kampionatin e të rinjëve të Shqipërisë. Për rritjen e tij si futbollist e si portier ai ka marrë mësime e ka zhvilluar stërvitje nën kujdesin e mjeshtrit e legjendës së portës shqiptare, Perlat Musta. Perlati i njeh mirë cilësitë e tij dhe të dhënat që janë një garanci për t’u bërë një portier me vlera. Eriksoni ka tërhequr vemendjen e shumë specialistëve të futbollit, që merren me përgatitjen e ekipeve të moshave. Ai është thirrur edhe në ekipin kombëtar U-19, nën drejtimin e trajnerit Ramadan Shehu, ku ka luajtur dhe ka rënë në sy aftësia e talenti i tij si portier. Në ndeshjen miqësore të ekipit tonë kombëtar U-19 me ekipin e Maqedonisë, ndeshje e cila u zhvillua në Ohër, spikati me pritjet e tij vendimtare , duke u duartrokitur nga sportdashësit e shumtë që ndiqnin takimin. Për këtë, një gazetë sportive maqedonase do të theksonte se portieri kuqezi shqipar ishte futbollisti më i mirë në fushë, teksa priti gjuajtje të pabesueshme dhe tregoi talent, duke bërë mrekullinë në disa raste. Vlen të përmendet se vitin e kaluar, ekipi i Vllaznisë së Shkodrës e afroi në radhët e saj, ku mjeshtri Paulin Ndoja do të dallonte te ky djalosh cilësitë e duhura për një portier të së ardhësmes, por burokracitë dhe rregullat e ashtuquajtura strikte të shkollës, nuk e lejuan të vazhdonte tek ky ekip. Aktualisht Eriksoni është duke kryer nje provë në Gjermani dhe shpreson se me paraqitjen e bërë gjatë provës një mujore në Fraiburg, i ka bindur dhe ia shumë shpejt do të jetë kontigjent i këtij klubi. Megjithëse i larguar në kërkim të një të ardhmjeje më të mirë të tij, ai shpreson që me paraqitjet e përgatitjen e tij të mbetet nën vëzhgimin e vemendjen e trajnerit të kombëtares së të rinjëve për të marrë pjesë në eleminatoret e kampionatit europian që do të zhvillohet në Itali në muajin tetor të këtij viti.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment